Hidromorava

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Busavatë dhe Petroc

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me: ndriçimin, asfaltim të rrugëve, trotuare, kanalizim, transport për nxënës të shkollës së mesme, funksionalizim të ambulancës, procesi i hapjes së varrezave.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Busavatë dhe Petroc.

Të pranishëm në këtë takim ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, zyrtari Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe banorë të fshatrave Busavatë dhe Petroc.

Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këto dëgjime, ku ka treguar se edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar do të marrim propozimet nga qytetarët për t’i vendosur në projekt buxhet.
“Ne këtu ishim para një viti ku morëm kërkesat tuaja dhe i shqyrtuam një nga një dhe ato që ishin më prioritare i shqyrtuam dhe i vendosëm në buxhet. Njësoj do të veprojmë edhe këtë vit. Procesi i planifikimit të buxhetit fillon që nga muaji maj me pranimin e Qarkores së parë Buxhetore nga Ministria e Financave dhe aty e dimë se sa kemi buxhet. Ne krahasuar me vitin 2023 kemi rritje prej 17,48% më shumë të buxhetit. Do të kemi rritje edhe në investime kapitale, si dhe në subvencione. Andaj ju inkurajoj që t’i paraqitni edhe këtë vit propozimet tuaja”, ka thënë ajo.

Hidromorava

I pari i komunës duke prezantuar projektet e realizuara vitin e kaluar ka thënë se ky është një nga takimet më të rëndësishme me qytetarë.
“Në këtë takim do të keni mundësinë të propozoni projektet tuaja për këtë arsye ky është njëri nga takimet më të rëndësishme në kuadër të buxhetit, sepse prej tash planifikojmë për vitin 2024, e mandej nëse gjatë vitit 2024 ka kërkesa që na vijnë është më vështirë t’i inkorporojmë në buxhet. Komuna e Kamenicës fatmirësisht ka rritje buxhetore e sidomos tek kategoria e investimeve kapitale. Pra kemi rritje 100% dhe kjo nënkupton më shumë punë, më shumë projekte në Kamenicë. Ju e dini problemin, ju jetoni me problemin e neve na mbetet t’i zhvillojmë procedurat”, është shprehur Rahimaj.

Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me: ndriçimin, asfaltim të rrugëve, trotuare, kanalizim, transport për nxënës të shkollës së mesme, funksionalizim të ambulancës, procesi i hapjes së varrezave.

Të gjitha kërkesat e tyre u evidentuan dhe ato më me prioritet do të inkorporohen në projekt buxhet./rajonipress/