Uji Dea

Mbahet takimi informues për Kornizën Afatmesme Buxhetore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit, ka mbajt takimin përgatitor informues në mes grupit punues, shoqërisë civile, grupeve të personave me nevoja të veçanta, këshillat e fshatrave, përfaqësues të grupit të grave, komuniteteve jo shumicë, të rinjtë dhe përfaqësues të Asamblesë Komunale të Fëmijëve për përgatitjen e dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore.

Në takim ishin edhe drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtori i Kulturës Rinisë e Sportit, Kushtrim Zeqiri, ai i Arsimit Shpend Nuhiu, drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, anëtari i grupit punues, Ardian Foniqi dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Krenare Latifi Kqiku, shefe e grupit të këshilltarëve të LVV-së, tha se ky takim përgatitor informues ka për qëllim përgatitjen sa më të mirë të dëgjimeve buxhetore të cilat mbahen me 13 qershor në tre termine në orën 09:00, 13:00 dhe 15:00.

“Kërkojmë nga të gjithë të pranishmit që të japin mendimet e tyre dhe të marrin pjesë në dëgjimet buxhetore, sepse kanë peshë të madhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha Latifit Kqiku.

UBT

Ajo tregoi se dëgjimet buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore, mbahen nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Kuvendi Komunal.

Derisa sa edhe përfaqësues të grupeve të personave me nevoja të veçanta, këshillave e fshatrave, të grupit të grave, komuniteteve jo shumicë, të rinjtë dhe përfaqësues të Asamblesë Komunale të Fëmijëve paraqitën kërkesat e tyre për Kornizën Afatmesme Buxhetore.

Me 13 qershor në sallën e Kuvendit Komunal, në orën 09:00, 13:00 dhe 15:00 mbahen konsultimet publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.