GRANDEMALL

Mbahet takimi i Bordit të AZHR – Lindje

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në cilësinë e Kryesuesit të Bordit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal (AZHR) Lindje, mbajti mbledhjen e rregullt të Bordit të Agjencisë, në të cilën morën pjesë shumica e kryetarëve të Komunave të rajonit Lindje.

Kryetarët e Komunave gjate takimit patën diskutim të frytshëm rreth sfidave të përbashkëta si dhe mundësitë për bashkëpunim në projekte ndër-komunale dhe rajonale.

Çështjet të cilat u diskutuan në këtë takim, ndër të tjera, ishin edhe projektet e rrugës rajonale Gjilan-Ferizaj, Rruga Begracë-Kacanik i vjetër, zhvillimi i turizmit në rajonin Lindje, rehabilitimi i shtratit te lumit “Morava e Binçës”, menaxhimi i integruar i mbeturinave etj.

Mobi Casa

Bordi i AZHR Lindje u dakordua që bashkërisht të adresojnë këto projekte të përbashkëta prioritare dhe të kërkojnë mbështetje financiare tek ministritë relevante të Qeverisë Republikës së Kosovës përmes dhënies prioritet gjatë planifikimit për vitin e ardhshëm.

Këto projekte u vlerësuan tejet të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të rajonit lindje, e posaçërisht në aspektin e lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, zhvillimin e turizmit si dhe mbrojtjen nga vërshimet dhe rritjen e agro-bizneseve në rajonin lindje.

Në këtë mbledhje, gjithashtu, u miratua raporti i punës së Agjencisë për vitin 2022./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.