UBT

Mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, aprovohen disa propozim vendime

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt. Në fillim të kësaj seance, kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të bërë nga departamenti ligjor në nivelin qendror për vendimet të cilat janë marrë në seancën e shkuar.

Para se të fillohej me pikat e parapara të rendit të ditës, këshilltarët kanë parashtruar pyetje për ekzekutivin dhe udhëheqjen komunale, me që rast, kanë marrë përgjigje edhe nga drejtorët, por edhe nga kryetari i komunës Sokol Haliti e zv.kryetari Hasan Aliu.

Megjithatë në këtë seancë janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Shërbime Publike. Propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Planifikim, Rregullim te hapësirave dhe mbrojtjen e mjedisit. Propozim vendimi për shpalljen në konsultim publik të draft ndryshim plotësimin e statutit të komunës së Vitisë me Nr. 01-013/491 të datës 21.04.2011. Propozim vendimit për shpalljen në interes të përgjithshëm ngastrën kadastrale me nr. 00002-3 në zonën kadastrale në Letnicë. Propozim vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e fshatit Kabash.

Eco Higjiena

Propozim vendimit për aprovimin e planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2022, si dhe në fund të kësaj seance është paraqitur edhe një informatë (raport) për punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për periudhën Janar – Dhjetor 2021.

Në këtë seancë, është zgjedhur edhe kryesuesja e grupit të grave në Kuvendin komunal, ku me vota të të gjitha grave të përfaqësuara në Kuvend, kryesuese u zgjodh Liridona Bislimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.