Uji Dea

Mbahet mbledhja e Këshillit të Drejtorëve për vitin 2023, Haliti kërkon angazhim maksimal nga drejtorët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit, me Këshillin e Drejtorëve. Në këtë takim, Haliti, ka kërkuar nga drejtorët që të angazhohen maksimalisht në realizimin e qëllimeve, objektivave dhe projekteve dhe kryerjen e detyrave të përcaktuara në përpikëri, për secilën drejtori përkatëse me qëllimin më të mirë të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët vitias.

Në këtë takim është folur për finalizimin e planeve të punës për vitin 2023 si dhe të raporteve të punës për vitin 2022.
“Sot dua të ju falënderoj për punën që keni bërë gjatë vitit 2022, por edhe të kërkoj nga ju që të bashkëpunojmë që të realizojmë projekte të mira dhe të ofrojmë shërbime sa më të mira për qytetarët tanë për këtë vit që sapo kemi filluar”, u shpreh Haliti.

Eco Higjiena

Ndërkaq për një bashkëpunim në interes të qytetarëve u shprehen edhe drejtorët e drejtorive të cilët pasqyruan një pjesë të punës dhe o koordinuan me kryetarin për planifikimin e ardhshëm për vitin 2023.

Përndryshe u vlerësua se komuna e Vitisë ka përmbyllur këtë vit me projekte të shumta në të gjitha drejtorit e që është mirëpritur nga qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.