ARKATANA

Mbahet manifestimi poetik e letrar “Kultura na bashkon 2021”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në ambientin e Bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, u mbajt Manifestimi i përvitshëm poetik letrar “Kultura na bashkon 2021” në theks të veçantë Tribuna letrare me titull “10 vjet me Feniksin Shoqatë”.

Manifestimin e shpalli të hapur kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) Bilall Maliqi, i cili u dëshiroi mirëseardhje poetëve të pranishëm, përderisa drejtori i bibliotekës z. Reshat Neziri foli për bashkëpunimin e institucionit që ai e drejton me Shoqatën “Feniks” ku drejtoi lavderata për shoqatës për bashkëpunim korrekt.

Për 10 vjetorin e Shoqatës foli Bilall Maliqi, atëbotë, kryetar i grupit themeltar të Shoqatës, për nevojën e themelimit dhe për sukseset e njëpasnjëshme të Shoqatës sonë.

Për këtë temë folën edhe anëtarët tjerë themelues Arsim Halili dhe Nehat Ramizi, të cilët evokuan kujtime për këtë jubile, ndërsa Arsim Halili i përshëndeti të pranishmit në emrin e ARS “Beqir Musliu” në Gjilan, në emrin e kryetarit të saj Sabit Rrustemi.

Ndërsa për anëtarin tjetër të grupit themeltar Demush Berisha tanimë të ndjerë u shprehën konsiderata dhe falënderime.

U ndan mirënjohje për themeltarët e Shoqatës. Po ashtu u ndan mirënjohje edhe për Prof. dr. Shefki Selami-Poeti për bashkëpunim si dhe për poetin Fatos Rushiti për të arriturat në letërsi.

Mobi Casa

Po në këtë Manifestim u shpall Dr. Flora Brovina anëtare nderi e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Luginë e Preshevës). Në mungesë të saj letrën falënderuese e lexoi kryetari i Shoqatës, Bilall Maliqi.

Pjesë përbërëse e aktivitetit ishte Ora e Madhe Letrare “Ora e bashkimit” në të cilin lexuan poetë nga konkursi letrar dhe të pranishmit.

Juria e përbërë: Sevdail Hyseni (kryetar), Mustafa Ismaili (anëtar) dhe Rrahman Hyseni (anëtar), i vlerësuan me çmimin e parë poetin Shefqet Dibrani me poezinë COVID 19 dhe poeten Majlinda Shaqiri me poezinë” Gjerdan nusërie”.

Në orën letrare lexuan poetët e pranishëm poezitë e tyre: Bilall Maliqi, Shefqet Dibrani, Majlinda Shaqiri, Avni Shaqiri, Rexhep Abazi, Jalldëze Kasumi, Havushe Kasumi Ahmeti, Nijazi Kastrati, Valbona Hasani, Emine Murseli, Marigona Fejzullahu- Salihu, Elton Mehmeti, Selajdin Salijesor, Tomorr Kelmendi, Halim Hasani, Arsim Halili, Mustafa Ismaili, Xhahit Ramadani, Nehat Ramizi, Rrahman Hyseni, Azra Alia dhe Emine Islami…

Vlen të theksohet se ky projekt u mbështet nga komuna e Preshevë në konkursin për OJQ…/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.