GRANDEMALL

Mbahet diskutim publik për hartimin e buxhetit me banorët e Vitisë dhe Kabashit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Janë mbajtur edhe dy debate publike me banorët e fshatit Kabash, si dhe me ata të qytetit të Vitisë, rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitet 2022-2024. Sikur edhe ne diskutimet tjera që janë mbajtur ditëve të kaluara, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, i ka njoftuar pjesëmarrësit për ndarjen e buxhetit sipas kategorive, duke e bërë edhe krahasimin e rritjes së buxhetit për vitin 2022 që do të jetë më i lartë për 4.63%.

Qytetarët e Vitisë, kanë renditur si prioritet asfaltimin dhe ndriçimin e rrugës “Ylvi Demiri”, asfaltimin e rrugës “14 Qershori” në gjatësi prej 50 metrash, kërkesë për subvencionim të studentëve, konkretisht bursa për drejtime të ndryshme, si dhe një parking për taksistët në qendër të qytetit.

Eco Higjiena

Ndërsa në Kabash, banorët si nevojë paraqitën rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit, ku do të furnizoheshin banorët me ujë të mjaftueshëm të pijes dhe që ky rrjet të hyjnë në sistemin e menaxhimit nga ana e Kompanisë rajonale të ujërave “Hidromorava”.

Po ashtu, kabashasit paraqitën si kërkesë për investime edhe asfaltimin e rrugës kryesore Kabash-Viti, rregullimin e hapësirave gjelbëruese, rrethojën e varrezave të fshatit, si dhe rregullimin e katër rrugëve bujqësore. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.