RCCOLA

Mbahet dëgjimi publik në Zhegër me banorët e fshatrave të grykës së Karadakut

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Sot është mbajtur dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023 me banorët e fshatrave Zhegër, Lladovë, Llashticë, Nasalë, Shurdhan dhe fshatrat tjera të Karadakut ka shkruar Riad Rashiti.

Përfaqësuesit e këtyre fshatrave kanë paraqitur kërkesat dhe propozimet për projekte në këtë rajon të rëndësishëm, për investime në infrastrukturë dhe në turizëm si një mundësi e mirë për rritjen e perspektivës për këtë zonë të Gjilanit.

Mobi Casa

Komuna e Gjilanit është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të investimeve sipas mundësive që ka dhe prioriteteve të secilit vendbanim, që burojnë nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Në vitin 2023 do të fillojnë investime të reja në shumë projekte të cilat do të propozohen në planifikim të buxhetit dhe që do të miratohen në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka thënë Riad Rashiti drejtor për buxhet dhe financa./rajonipress/