Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Dajkoc, qytetarët kërkojnë asfaltim të rrugëve

Kamenicë – Qytetarët e pranishëm anë kërkuar nga zyrtarë komunal asfaltim të rrugëve, shtrim të trotuareve, vendosje të pengesave në rrugë si dhe ndriçim.
Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028, ka mbajtur dëgjimin buxhetor me banorët e fshatit Dajkoc.
Takimin e hapi anëtarja e këtij grupi Lidionë Marovca e cila prezantoi punët e bëra deri më tani.
Më pas grupi ka dëgjuar kërkesat e të pranishmëve për lokalitetet e tyre, e që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, shtrim të trotuareve, vendosje të pengesave në rrugë si dhe ndriçim./rajonipress/