GRANDEMALL

Mbahen diskutimet Publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Këto diskutime janë mbjatur në lokalitetet: Pozheran, Sllatinë e Ultë, Tërpezë, Çifllak dhe Ramjan.

Në organizimin e përbashkët të Komuna e Vitisë dhe “UBT – Instituti për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor”, në lokalitet Pozheran, Sllatinë e Ultë, Tërpezë, Çifllak dhe Ramjan janë mbajtur diskutimet publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës të cilat po mbahen me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, si dokument strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor për 8 vitet e ardhshme në këtë komunë.

Me këtë rast zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka folur për rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti si dhe për rëndësinë e marrjes së mendimeve të banorëve të kësaj komune.

Kurse Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit potencoi se për momentin jemi në fazën ku Korniza e Zhvillimit Hapësinor përfshinë vizionin, qëllimet, objektivat dhe konceptin e zhvillimit hapësinor për komunën e Vitisë.

UBT

Ai tha se ky proces në tërësi përkrahet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Gjatë këtij takimi që përfaqësuesit e Komunës dhe UBT-së kanë prezantuar këtë dokument të rëndësishëm kanë hapur edhe diskutimet me banorët e këtij lokaliteti për të marrë mendimet e tyre.

Përndryshe diskutime të tilla parashihen të mbahen edhe në disa lokalitet të kësaj komune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.