GRANDEMALL

Mbahen diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal me banorët e fshatrave Vërban e Smirë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Komuna e Vitisë ka vazhduar me diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022 me banorët e fshatrave Vërban e Smirë. Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i kanë njoftuar banorët e këtyre dy lokaliteteve mbi draft buxhetin për vitin në vijim.

Megjithatë të dytë u shprehën se buxheti i paraparë nga niveli qendror nuk përmbush kërkesat e banorëve të komunës së Vitisë dhe potencuan se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri mbi pagat dëmtohet buxheti komunal në veçanti në kategorinë e investimeve kapitale e cila është zvogëluar.

HW

Ndërkaq në diskutimin publik që u mbajt në Vërban e ku kishte një numër të madh të pjesëmarrësve banorët parashtruan këto kërkesa: rregullimi i nyejve sanitare në shkollë, rregullimi i një pjese të rrethojës në oborrin shkollor, funksionalizimi i ujësjellësit, mirëmbajtja e kanalizimit, vazhdimi i trotuarit, pastrimi i përroskave, rregullimi i rrugës prej Sokolve deri të Fabrika e Baterive, rregullimi i rrugëve bujqësore, pastrimi i rrugëve lagjore nga bora gjatë stinës së dimrit, ndriçimi publik nëpër lagje, krijimi i vendeve të punës dhe mirëmbajtja e oborrit shkollor.

Ndërkaq në fshatin Smirë pjesëmarrja e qytetarëve ishte më e ulët megjithatë në këtë takim ata paraqitën këto nevoja për investime: të rritet buxheti në sektorin e shëndetësisë, të vazhdohet me ndriçimin publik, të realizohen kërkesat që janë paraqitur edhe më parë nga banorët e fshatit Smirë, të vazhdohet me ndërtimin e trotuarit, të rregullohen disa rrugë fushore, rregullimi i defekteve në rrjetin e kanalizimit, të zgjidhet problemi me qenët endacak, të rregullohen gropat septike, të ndërtohet një sallë e sportit për shkollën dhe të vendosën panelat solare në kulmin e shkollës, poashtu ata kërkuan që të rritën investimet e komunës në këtë fshat, të pastrohet nga barojat rruga Goshicë-Smirë si dhe të bëhet dezinfektimi i rregullt i objektit shkollor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.