Fundamenti

Mbahen dëgjime publike për krijimin e Shoqatave të Pronarëve në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Komisioni Komunal për inicimin dhe mbështetjen e Pronarëve të Ndërtesave në Bashkëpronësi për krijimin e Shoqatave të Pronarëve, gjatë datave 14, 15 dhe 16 prill 2026, ka mbajtur dëgjime publike me qytetarët e Komunës së Kamenicës.

Në këto takime kanë marrë pjesë pronarë dhe shfrytëzues të njësive individuale të banimit në ndërtesa në bashkëpronësi, të cilët janë informuar lidhur me rëndësinë e organizimit dhe bashkëpunimit përmes krijimit të Shoqatave të Pronarëve.

Uji Dea

Gjatë dëgjimeve, përfaqësuesit e Komisionit kanë prezantuar qëllimin dhe funksionin e këtyre shoqatave, duke theksuar se ato do të shërbejnë si mekanizëm për përfaqësimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe interesave të banorëve në ndërtesat në bashkëpronësi.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që synojnë përmirësimin e jetesës dhe organizimit të komunitetit në ndërtesat kolektive./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.