Eko Higjiena

Mazzari e do Behramin në Inter

/ 1 minutë lexim

Pas arritjes në Inter, strategu italian Walter Mazzarrin synon të marr ve vete edhe 2=3 lojtarë nga Napoli.

Sipas medieve italiane njëri nga ta është edhe mesfushori kosovar Valon Behrami.

Trajneri i ri i Interit kërkon t’i besojë mesfushorit kosovar rolin e shkatërrimit të aksioneve të kundërshtarit, derisa pritet t’i kërkojë Massimo Morattit blerjen e 28-vjeçarit.

Mobi Casa

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e transferoi Behramin nga Fiorentina për 8 milion euro.

Ndërsa, sipas medieve Inter mund ta transferoj Behramin për 13 milion euro, por këtu pritet të përfshihet edhe kartoni i Garganos, i cili tek Neroazzurrët është vetëm huazim nga Napoli.