UBT

Maxhuni: Sulmi mbi Kuvendin me elemente terroriste

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Policisë ka folur edhe për rastin e sulmit ndaj Kuvendit pasi u pyet nga anëtarët e Komisionit. Maxhuni për këtë rast theksoi se sulmi mbi Kuvendin e vlerësojnë serioz dhe e kanë vlerësuar akt me elemente terroriste. Ai tha se do të bëjnë gjithçka që këtë rast ta zgjidhin dhe autorin e tyre ta sjellin para drejtësisë. Maxhuni tha se kanë ofruar edhe shpërblim që kushdo që ka informacione që mund ti ndihmoj t’ia japin PK-së. Kreu i PK-së tha se të gjitha drejtoritë janë të kyçura 24 orë në zbardhjen e këtij rasti. Ai tha se në vendngjarje kanë gjetur elemente që ndihmojnë zbardhjen e rastit.

Maxhuni ka folur edhe për ngjarjen e ‘Beer Fest’ ku ka thënë se aty ka shtënë me arme me gaz një i panjohur për PK-në. Ai ka thënë se ngjarje të tilla duhet të bëhen në bashkëpunim dhe koordinim me të mirë mes gjithë akterëve.

Kryetari i Komisionit Daut Haradinaj ka thënë se ata që duan ti japin ngjyra politike sulmit në Kuvend, nuk shohin përtej hundës së tyre.

Fundamenti

Deputeti Anton Quni duke pyetur drejtorin e Policisë së Kosovës ka thënë se nëse është e vërtetë se Kuvendi është gjuajtur me Anti-Tank apo siç njihet si Zollë, që është shumë herë armë më e rënd se sa që i ka PK-ja dhe institucionet e sigurisë, atëherë i bie se ka formacione paraushtarake që funksionojnë në Kosovë.

Quni ka lavdëruar PK-në për rezultatet që i përmendi Maxhuni por tha se do të ishte më i lumtur sikur ai të vinte me raport se kanë arrestuar autorin e sulmit ndaj Kuvendit. /ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.