Hidromorava

Mavraj: S’i trembemi Serbisë, në Beograd për pikë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Duhet më shumë se një muaj për ndeshjen ndaj Serbisë më 14 tetor në Beograd, por përsëri ajo është tema kryesore në intervistat e lojtarëve të Kombëtares shqiptare, sidomos atyre me origjinë nga Kosova. I disati në radhë që shënjestron serbët është mbrojtësi Mërgim Mavraj, i cili, në një intervistë dhënë “Bota sot”, pohon se kuqezinjtë do të luajnë pa frikë në Beograd, pavarësisht atmosferës së nxehtë që pritet ta pushtojë stadiumin.

Mbrojtësi i Koln beson se me një lojë të kujdesshme, ashtu si në Portugali, Shqipëria mund të marrë pikë të rëndësishme.

Në parashikimin e renditjes për grupin tonë, sipas Mërgim Mavrajt fituese do jetë Danimarka e Morten Olsenit, kundërshtari i radhës i kuqezinjve.

UBT

“Unë mendoj se e kemi nisur mirë dhe se mund të vazhdojmë me këtë ritëm. Forca jonë është e gjithë skuadra dhe tifozëria, e cila na jep përkrahje të jashtëzakonshme. Ata janë edhe frymëzimi për të luftuar deri në pikën e fundit. Besoj se do të marrim pikë edhe në këto dy takime kualifikuese”, ka thënë Mavraj.

I pyetur nëse i trembet atmosferës që mund të krijohet në Beograd Mavraj përgjigjet: “Jo, aspak. Nuk kemi frikë nga asgjë, por do të bëjmë më të mirën në këtë përballje, me qëllim që të dalim me pikë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.