GRANDEMALL

Mavraj: Ndeshja në Beograd na motivoi, askush s’mund të na mposhtë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mërgim Mavraj ndihet më i motivuar se kurrë, pas ndeshjes së ndërprerë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, të cilën më pas UEFA e regjistroi me rezultat zyrtar, 3:0 për serbët.

Futbollisti kosovar insiston se nga kjo situatë përfitoi më së shumti ekipi Kuqezi, duke theksuar se tash djelmoshat e Gianni De Biasit janë më të motivuar dhe se tash e tutje askush s’mund t’i ndalë.

ARKATANA

“U grumbulluam prapë me Kombëtaren. Kësaj radhe me një dëshirë si kurrë më parë, me një ëndërr që edhe më shumë u fut në zemrat tona. Kjo ndjenjë nuk shihet vetëm ke skuadra jonë, por tek të gjithë shqiptarët anembanë botës”, ka shkruar mbrojtësi i Kolnit në profilin e tij në rrjetin social, Facebook.

“Jemi të lidhur nga ajo ditë që asgjë dhe askush nuk mund të na mposht. Edhe pse e humbëm ndeshjen në tavolinë, ne si komb fituam shumë. Shpresoj që me ndihmën e Allahut, ta pranojmë këtë vendim si sprovë dhe ta kalojmë me sukses dhe do të shpërblehemi me diçka edhe më të mirë”, përfundoi qendërmbrojtësi kosovar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.