Mavraj ka një lajm të mirë për Kombëtaren shqiptare
Mërgim Mavraj është rikthyer në fushën e gjelbër pas disa muajve pauzë shkaku i lëndimit të ligamenteve të gjurit.
Gianni de Biasi, selektori i Kombëtares shqiptare, ka marrë lajme të mira nga Mërgim Mavraj. Ky i fundit është rikthyer në fushën e gjelbër pas disa muajve pauzë shkaku i lëndimit të ligamenteve të gjurit.
“Zoti i ka dhënë njeriut kohën, por për nxitim ai nuk ka folur”, ka shkruar mbrojtësi nga Istogu në social Facebook, shkruan Gazeta Express.
Por, Mavraj nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhët të Shqipërisë ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
Megjiothkëtë, trajneri italian shpreson që kosovarin ta ketë në dispozicion për ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë dhe Armenisë./Express/


