ARKATANA

Mavraj ka humbur shumë, më s’do që të humbë asnjë sekondë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mbrojtësi shtatlartë, Mërgim Mavraj, i kishte thënë dy herë “po” Kombëtares shqiptare, por po aq herë edhe ishte bërë pishman “brenda natës”. Mirëpo, tash që ka provuar emocionet që dhuron grumbullimi me Kombëtaren kuqezi, ai thotë se më nuk dëshiron të humbasë as edhe një sekondë.

Mavraj iu bashkua Shqipërisë gati pesë vjet pasi ishte pajisur me shtetësi shqiptare. Ai e refuzoi Shqipërinë më 2008 e 2010, me synimin për të luajtur me Gjermaninë, por kjo ëndërr asnjëherë nuk iu realizua.

Uji Dea

Pas gjithë kësaj kohe me shumë “turbulenca”, saqë disa e shpallën edhe “tradhtar”, ai nuk e pati aq të kollajtë të marrë rrugën drejt Tiranës për t’iu bashkuar ekipit kuqezi. Por, ai është ndarë i lumtur me atë që ka gjetur, përkrahjen dhe atmosferën (më gjerësisht në “Koha Ditore”).