Mobi Casa

Mavraj e Azemi përshëndeten nga Bundesliga me humbje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Futbollistët kosovarë, Mërgim Mavraj e Ilir Azemi, me skuadrën e tyre Greuther Fuerth kanë pësuar humbje të shtunën në udhëtim ndaj Augsburgut me rezultatin 3:1, në ndeshjen e xhiros së fundit të Bundesligës gjermane.

Mavraj ka luajtur tërë ndeshjen, ndërsa Azemi është inkuadruar në lojë nga minuta e 43-të. Greuther Fuerth e ka përfunduar edicionin në pozitën e fundit, ndërsa edicionin e ardhshëm do të garojë në Bundesliga 2.

Uji Dea

Ndërkohë sulmuesi shqiptar, Ferhan Hasani, ka luajtur ndeshjen e parë për skuadrën e Wolfsburgut, pas më tepër se gjashtë muajve jashtë përbërjes. Ai luajti nëntë minutat e fundit në barazimin 2:2 që Wolfsburgu e arriti në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit.

Hasani, 22-vjeçar, ndeshjen e fundit me Wolfsburgun e kishte luajtur më 20 tetor të vitit të kaluar.(koha)