Uji Dea

Matoshi : Zgjedhjet partiake, dëshmi për rritjen e AKR-së

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Aleanca Kosova e Re në Kamenicë po vazhdon me sukses procesin e saj zgjedhor brendapartiak. Deri më tani janë mbajtur nëntë kuvende nëndegësh nga 23 sa janë paraparë. Procesi i zgjedhjes së delegatëve dhe strukturave të nëndegëve do të zgjasë deri më 2 shkurt kur do të mbahen Kuvendi i Forumit të Gruas dhe ai i Rinisë thotë Fatmir Matoshi.

Kuvendet e deritanishme kanë dëshmuar se AKR është parti të cilës i beson qytetari i Kamenicës dhe përmes së cilës shohin perspektivën e tyre. Kuvendet në nëndegët Hodonoc, Malësia, Iliria, Roganë dhe Muqiverc janë dalluar për pjesëmarrje të lartë të anëtarëve të rinj thotë Fatmir Matoshi, koordinator i zgjedhjeve.

Sipas tij në gjashtë nga nëntë nëndegët e deritashme janë zgjedhur kryetarë të ri të nëndegëve ndërsa ish kryetarët janë angazhuar në strukturat e nëndegës. Zgjedhjet në AKR po vazhdojnë në frymën më demokratike të mundshme, ndërsa në strukturat e partisë ka gjithpërfshirje moshash e gjinish.

Uji Dea

Dega e AKR-së falënderon të gjithë qytetarët e Kamenicës që këto ditë po i bashkohen AKR-së duke i përgëzuar për hapin që po ndërmarrin dhe duke i inkurajuar që të bëhen pjesë e strukturave udhëheqëse në parti.

Dega e AKR-së falënderon të gjithë anëtarët e saj dhe të gjithë qytetarët e Kamenicës për pritjen e përzemërt e madhështore që i kanë bërë Presidentit Behgjet Pacolli në Kamenicë tha Matoshi./rajonipress/