Eko Higjiena

Matoshi: Vijat e kuqe të AKR-së, vlejnë për PDK-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Degës së AKR-së në Kamenicë Fatmir Matoshi, i cili në këtë fazë është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të liderit të kësaj partie, i pyetur për mundësitë e bashkëpunimit të AKR-së me partitë e tjera politike ka thënë se aktualisht AKR-ja ka vija të kuqe për PDK-në.

“AKR-ja në mandatin e kaluar qeverisës është munduar të jap kontributin e saj brenda institucioneve të Kosovës, por në vend se të përkrahej ajo është penguar nga PDK-ja. Rrethanat politike dhe ngjarjet e fundit e sidomos afera e përgjimeve të cilën e dëgjuam të gjithë e bën të pamundur një bashkëpunim me PDK-në në të ardhmen. Ky është qëndrim i elektoratit dhe strukturave që po themelohen të AKR-së, por i bën mirë edhe gjithë Kosovës. Kjo parti duhet të kalojë në opozitë sepse nga fillimi i vitit 2008 ka qenë përgjegjëse e drejtpërdrejt për zhvillimin e vendit, dhe ka dështuar në këtë aspekt.” ka thënë Matoshi, raporton rajonipress.

Eco Higjiena

Përsa i përket partisë së dytë në vend LDK-së, zyrtari i AKR-së ka thënë se LDK është subjekt i respektueshëm, por që aktualisht, problem i saj qëndron në lidershipin e partisë. “LDK e drejtuar nga Isa Mustafa nuk ka asgjë të përbashkët me LDK-në e Ibrahim Rugovës, përveç thirrjeve në emër të tij e që nuk janë dinjitoze dhe të ndershme për qytetarët e Kosovës.”

Matoshi beson se nuk do të jetë e largët koha kur VV do të ndahet në dy parti politike sepse funksionimi i saj në këtë mënyrë do të bëhet i padurueshëm për njërin nga dy krahët e saj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.