Fundamenti

Matoshi: Surdulli nuk u tregua i sinqertë, e gjetëm në gjendje të keqe komunën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Fatmir Matoshi nënkryetar komune nga radhët e AKR-së nuk është pajtuar me vlerësimet e Shaip Surdullit. Matoshi tha për rajonipress se komunën të enjtën e kemi gjetur në gjendje të mjerueshme.

Fatmir Matoshi nënkryetar komune tha se nuk qëndrojnë akuzat e Shaip Surdullit se gjoja ai nuk është ftuar në seancë. “Ne e kemi gjetur në situatë të mjerueshme komunën sot kur kemi hyrë në objektet komunale.”Dyert e komunës shumica ishin të mbyllura, kryetarin se kemi gjetur në zyre dhe s`ka dorëzuar zyrtarisht asgjë dhe asnjë dokument”.

Matoshi tha se është një gjest jo i mirë dhe jo demokratik i Surdulli mosardhja e tij në seancën solemne. “Kryetari Sinani e ka respektuar udhëzimin administrativ për seancën solemne kurse Surdulli as që ka ardhur aty për ta kërkuar fjalën. Ne do të kërkojmë auditim kompletë të gjendjes në financa, në administratë. Tashmë kryetari Sinani i ka formuar komisionet për të parë asetet, obligimet dhe borxhet” tha Matoshi.

Fundamenti

Matoshi tha se punëtorët e administratës s`ka nevojë me u frikësue, sepse njerëzit e Surdullit kanë bërë dezinformata se gjoja janë larguar njerëz, por e vërteta është se askujt nuk i është dërguar e as dorëzuar letër.

Matoshi tha se në çfarë gjendje është gjetur komuna tregon fakti se nuk ka mirëmbajtje dimërore dhe verore dhe kjo është një sfidë për neve, kuptohet me pasojat e Surdullit./rajonipress/