ARKATANA

Matoshi: Renovimi i objektit të Çerdhes “Filizat” ishte i domosdoshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ditë më parë i ka drejtuar një kërkesë MAPL-së për mbështetje financiare për renovimin e objektit të çerdhes “Filizat” në Kamenicë dhe kjo kërkesë është aprovuar nga komisioni i MAPL-së.

“Renovimi i çerdhes ka qenë nevojë e patjetersueshme për shkak të kushteve aspak të mira që i kanë fëmijët në këtë institucion. Aty banjot janë plotësisht të dëmtuara dhe poashtu edhe dritaret e objektit janë në gjendje të keqe, prandaj kërkesa ka qenë shumë e arsyeshme dhe i jam falënderues MAPL-së që e ka mbështetur këtë projekt” ka thënë Matoshi.

ARKATANA

Sipas tij, ky renovim pritet të bëhet gjatë një muaji pushim që ka Institucioni Parashkollor “Filizat” gjatë kësaj vere. “Të hënën, kryetari është ftuar të nënshkruaj marrëveshjen me MAPL-në dhe menjëherë mund të fillojnë procedurat e prokurimit, pres që ky renovim të kryhet gjatë verës, dhe fëmijët të fillojnë vitin e ri shkollor në objekte të renovuara” ka thënë Matoshi.

Projekti i renovimit parashihet të kushtojë rreth 27.000 mijë euro dhe do të financohet në tërësi nga MAPL-ja. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.