Matoshi: Qendra e qytetit po bëhet me rrjet të kanalizimit
Kamenicë – Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës së Kamenicës thotë se rregullimi i kanalizimit te banesa në qendër të Kamenicës po mundësohet nga UNDP.
Sipas Fatmir Matoshit ky projekt është njëri nga projektet më serioze sepse eviton një problem të madh dhe një brengë të madhe të qytetarëve. E tërë këtë evitim të këtij problemi po e mundëson një projekt në kuadër të UNDP-së .
Matoshi tha se gjithmonë ka qen i gatshëm të ndihmojë qytetarët dhe kërkesat e tyre të arsyeshme. “Mendoj se Kamenica po e përmirëson infrastrukturën e saj e cila me vite nuk është ndërtuar. Ne kemi ende nevojë të investojmë në këtë fushë dhe besoj se qeveria komunale ka pasur prioritetet e saja në këtë drejtim” tha Matoshi./rajonipress/


