Matoshi përfiton nga përvoja e Asociacionit të Komunave të Holandës
Gjilan – Nënkryetari i komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi po qëndron në Hagë ku po merr pjesë në disa takime të rëndësishme në Asociacionin e Komunave të Holandës.
Matoshi ka thënë se këto kontakte janë një përvojë e mirë për të përfituar edhe pushtetet lokale të Kosovës. “Vet fakti se po marrim pjesë në Akademinë e Hagës ku flitet për avancimet dhe përvojat nga vendet e ndryshme rreth pushteteve lokale flet shumë. Asociacioni i Komunave të Holandës është një rast i mirë për të këmbyer dhe njëkohësisht edhe për të përfituar njohuri praktike” tha Matoshi./rajonipress/


