Fundamenti

Matoshi: Oferta e PDK-së më serioze

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Fatmir Matoshi kryetar i AKR-së në Kamenicë tha për rajonipress se janë duke negociuar me Begzad Sinanin e PDK-së rreth koalicionit të ardhshëm , por për aktin final vendos Behgjet Pacolli, pas sugjerimeve dhe propozimeve që do të ofrojë dega e AKR-së në Kamenicë.

Fatmir Matoshi kryetar i degës së AKR-së në Kamenicë thotë për rajonipress se ka një ofertë shumë serioze nga Begzad Sinani i PDK-së për të hyrë në koalicion me këtë subjekt politikë në balotazh.

Fundamenti

Matoshi tha se ndonëse nuk janë larg marrëveshjes, fjalën e fundit rreth koalicionit pritet ta japi Behgjet Pacolli kuptohet pasi të propozojë dega e AKR-së sugjerimet finale rreth modaliteteve dhe kërkesave tona për të hyrë në koalicion. ”Mendoj se oferta e PDK-së është shumë serioze dhe ne do ta shqyrtojmë në detaje atë” tha Matoshi.

Ndërkaq sipas burimeve tona merret vesh se AKR ka kërkuar më së paku postin e nënkryetarit të komunës dhe një pjesë të drejtorive për të cilat ata mund të merren vesh më vonë, kuptohet nëse fitojnë në balotazh./rajonipress/