UBT

Matoshi: Me 28 nëntor përurojmë projektin e lumit Mirusha në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit, sot kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për financimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha”, në Gjilan. Me këtë rast ministri Matoshi u shpreh i lumtur që përmes financimit të këtyre projekteve po ndihmon komunat në rrugën e tyre të krijimit të një mjedisi të pastër. “Jam i lumtur që sot, përmes nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me kryetarin Haziri, po financojmë projektin e rregullimit te shtratit të lumit Mirusha në Gjilan, të cilin këtë vit e financojmë në vlerë prej 250 mijë euro”, deklaroi Ministri Matoshi.

Ministri Matoshi ka thënë se MMPH këtë vit në Gjilan së bashku me komunën investon edhe në rregullimin e parqeve dhe zonave të gjelbërta rreth Mirushës dhe investimi i tërësishëm në hapësirat gjelbëruese në Gjilan sipas këtij projekti arrin në vlerën e 700 mijë eurove.

MMPH mbështet dhe financon në Gjilan edhe 3 projekte tjera, Pastrimi i shtretërve te lumenjve Morava dhe Stanishorka, Krijimi i zonave të gjelbërta në Gjilan dhe Ndërtimi i kanalizimit në shtratin e lumit në Doberqan-Gjilan

Ministri Matoshi ka thënë po ashtu se Komuna e Gjilanit është fituese edhe e grantit të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Të gjitha këto projekte do të ndikojnë pozitivisht në përmirësim të gjendjes së mjedisit, evitim të përmbytjeve dhe ruajtje të biodiversitetit, për të mundësuar një jetë më të mirë dhe mundësi për zhvillim të bujqësisë dhe veprimtarive tjera”, theksoi ministri Matoshi.

FIDANISHTJA

Ministri Matoshi u shpreh i bindur që këto projekte do të realizohen me kohë dhe do të kenë një menaxhim efikas nga komuna e Gjilanit.

Ai po ashtu Inkurajoj kryetarin që të vazhdoj me angazhimin e tij në përmirësimin e gjendjes se mjedisit ne këtë komunë dhe për këtë përkrahja e Ministrisë nuk do të mungoj.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, falënderoi ministrin Matoshi, për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Komunës ë Gjilanit në realizimin e projekteve mjedisore.

Matoshi e Haziri janë dakorduar që me 28 nëntor të këtij viti, me një ceremoni zyrtare të përurojnë projektin e lumit Mirusha në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.