Matoshi: Kalaja e Dardanës – mrekulli e vërtetë
Kamenicë – Sot në vizitë ekipit të Arkeologëve në Kalanë e Dardanës (Kulina). Nga udhëheqësi i gërmimeve Arkeologu Klodian Velo, u njoftuam për ecurinë e punimeve gërmuese në këtë Kala. Gjetjet e deritanishme dëshmojnë për një qytetërim të lashtë, së paku 1400 vjet të vjetër, por me mundësi që të ketë gjetje edhe te shtresave të mëhershme ka shkruar Fatmir Matoshi.
Matoshi ka thënë se për këtë vit është paraparë një hulumtim që kap vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa Kalaja ka nevoja shumë më të mëdha buxhetore për hulumtime dhe revitalizim në mënyrë që të bëhet një atraksion dhe vend për tu vizituar e që do ta paraqiste interes për turizmin dhe ekonominë e Kamenicës. Ditëve në vijim do të kemi takim edhe me Udhëheqësin e Projektit Shafi Gashi për të koordinuar veprimet e përbashkëta për të ardhmen.
Aktualisht në Kala janë të punësuar rreth 25 veta prej të cilëve rreth 15 janë qytetarë të Kamenicës, kryesisht banorë te Lagjes Çamëria që kanë shtëpitë afër Kalasë./rajonipress/


