Matoshi: Javën që vjen fillon ndërtimi i pikës kufitare në Kapi
Gjilan – Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës së Kamenicës ka dhënë një lajm të madh duke bërë të ditur se javën që vjen fillon ndërtimi i pikës kufitare në Kapi.
“Ndodhë njëherë në 100 vjet. Javën që vjen, fillon ndërtimi i Pikës Kufitare në Kapi, e vlerësoj këtë si një projekt jetësor. Faleminderit shumë të gjithëve që më ndihmuan, faleminderit edhe atyre që më tallën, sepse më bën më këmbëngulës në idenë time. Faleminderit të gjitha mediave që i kishim aleat. Shihemi javën që vjen në vënien e gurthemelit” ka shkruar Fatmir Matoshi./rajonipress/


