UBT

Matoshi i gëzohet lajmit të madh për zjarrfikësit e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Kam kënaqësinë e veçantë që të ndaj me të gjithë lajmin se po finalizohet një donacion mjaft i rëndësishëm për Kamenicën. Dy kamionë të zjarrfikjes një autoambulancë për zjarrfikësit dhe pajisje të tjera do të vijnë në Komunën tonë falë përkushtimit të madh të një njeriu të mrekullueshëm, mikut tim të madh Mentor Krasniqi, zjarrfikës profesionist në Gjermani ka thënë Fatmir Matoshi.

Matoshi ka shkruar se këtë donacion po e mbështet dhe implementon Klubi i Rotarianëve Internacional Prishtina dhe ish-kryetari i Klubit Dardan Velija të cilët përveç anës së dokumentacionit po e mbështesin edhe sjelljen e këtyre pajisjeve në Kosovë e që pritet të ndodhë kah fundi i muajit maj 2017.

FIDANISHTJA

Mentori ka ndihmuar edhe më parë, dhe meritat për këtë donacion i mbajnë zjarrfikësit e Kamenicës, të udhëhequr nga Komandanti Riza Bunjaku dhe Drejtori Faik Rexhepaj që e pritën aq mirë. Një ekip i përbërë nga Mentor Krasniqi dhe tre zjarrfikës gjerman do të trajnojnë zjarrfikësit tanë për përdorimin e këtyre pajisjeve, të cilat shpresojmë të përdoren sa më rrallë. Falë kësaj ndihme, dhe ndihmës paraprake, zjarrfikësit e Kamenicës bëhen ndoshta zjarrfikësit më të përgatitur në Kosovë ka thënë Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.