Eko Higjiena

Matoshi i AKR-së nënkryetar komune

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në bazë të kësaj marrëveshje Dega e AKR-së ka përkrahur në garën e balotazhit kryetarin e zgjedhur të Kamenicës Begzad Sinanin e PDK-së, ndërsa kjo parti do të ketë nënkryetarin e komunës dhe të udhëheq katër drejtori. Kryetari i degës së AKR-së Fatmir Matoshi do të jetë nënkryetari i ri i Komunës.

Është bërë publike marrëveshja për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe AKR-së për Komunën e Kamenicës.

Në bazë të kësaj marrëveshje Dega e AKR-së ka përkrahur në garën e balotazhit kryetarin e zgjedhur të Kamenicës Begzad Sinanin e PDK-së, ndërsa kjo parti do të ketë nënkryetarin e komunës dhe të udhëheq katër drejtori.

KKGJILAN

Kryetari i degës së AKR-së Fatmir Matoshi do të jetë nënkryetari i ri i Komunës.
“Pres që të fillojmë punën menjëherë pas certifikimit të rezultateve, sepse na presin shumë sfida.Sot e kam pasur një takim me kryetarin e zgjedhur të Kamenicës Begzad Sinanin, dhe kemi filluar të rendisim prioritetet e para për Kamenicën. Përveç angazhimit tim, ne do të udhëheqim edhe me katër drejtori, ndërsa fokusi ynë kryesor do të mbetet zhvillimi ekonomik i Kamenicës”, tha ai për rajonipress.

Matoshi tha se Dega e Kamenicës e ka mbështetjen e fuqishme të Presidentit Pacolli, dhe pjesëmarrja jonë në këtë qeverisje do të jetë plotësisht në interes të qytetarëve të Kamenicës dhe besoj se ardhmja do të dëshmojë këtë tha ai./rajonipress/