Fundamenti

Matoshi: Halil Kqiku ishte i pandalshëm në veprim atdhetar

/ 3 minuta lexim

Nga Halil Matoshi – I lemë n’Velegllavë rrânxë Kikës (Dardanë) më 1962. I persekutumë nga regjimi sepse ishte i pandalshëm në veprim atdhetar. Ai na ishte bashku në Parlamentin Rinor më 1989, pastaj në Partinë Parlamentare. Ishte veprimtar poashtu, në pajtimin e gjaqeve, pri nga Anton Çetta. Emigroi në Gjermani në mes të ‘90-ave.

Nuk e di nëse e kam taku mâ. Përpara jo se po!?
Shoqnohej me piktorët ikonik shqiptarë, Ibrahim Kodra e Gjelosh Gjokaj dhe më dokej që i shijonte pikturën dhe skulpturën dhe kishte dije solide për artet dhe letërsinë.
***
Pata dëgju se vuente nga kanceri, madje dikush m’pat thânë se e kishte mbijetu dergjën!?
Porse kumti mrrini: Halili nuk jeton mâ!
I pastë dritë shpirti!
Lë t’pushojë i qetë në paqen e pasosun, nën gurët puktural të Gjelosh Gjokajt, në nji tingull fyelli a zâ zogu…
Në fotografi.
P.S.
Liria u arrit por ne humbëm shumë njerëz të dashtun, shokë…
…u degdisëm!?
Nga ato vite të stuhishme, por që kishin emrues të përbashkët rezistencën ndaj shkelësit të lirisë sonë, fashizmit serb, sot kemi nji këtë fotografi!?
Fotografinë, Roland Barthes e ndërlidh më ndërmjetësin vetanak, Theatrin dhe me frikën nga vdekja.
“Fotografia më duket më e afërt me Teatrin, kjo përmes një ndërmjetësi singular (dhe ndoshta unë jam i vetmi që e shoh kështu): përmes Vdekjes. E dimë relacionin e hershëm të teatrit dhe kultit të të Vdekurit: aktorët e parë e veçonin veten nga komuniteti duke luajtur rolin e të Vdekurit: grimi përdorej për të paraqitur veten si një trup të gjallë dhe të vdekur njëkohësisht. Busti i zbardhuar i teatrit totemik, burri me fytyrë të ngjyrosur në teatrin kinez, grimi me qullë orizi në teatrin indian Katha-Kali, maska Nô në atë japonez… Tanimë, të njëjtin relacion e shoh në Fotografi; sado të mundohemi ta bëjmë “si të gjallë” (dhe kjo mani që të jetë “si e gjallë” mund të jetë vetëm mohimi ynë mitik i frikës nga vdekja), Fotografia është një lloj teatri primitiv, një lloj Tableau Vivant, një figuracion i fytyrës së palëvizshme dhe me grim nën të cilën shohim të vdekurin” (Marrun nga Roland Barthes, “Camera Lucida – Reflections on Photography/ Shqipnue p’ej anglishtes nga Besnik Hamiti.)

Uji Dea

Në kâmë, nga e majta, gjithnji simas Halil Kqikut: Hysen Gashi, Xhemail Maliqi, Kadri Kryeziu, Fadil Gashi, Xhevat Latifi, Bashkim Mazrekaj, Isah Hasani, Veton Surroi, i paidentifikumë, Venhar Haziri, Naim Shaqiri, i paidentifikumë, Sokol Haliti.
Ulun nga e majta: Halil Matoshi, Musa Sabedini, Faik Nuhiu, Naser Simnica, Halil Kqiku (nji hap para tânve???) Shefki Rashiti, Ridvan Kelmendi, Sabit Sadiku.
Fotografia âsht shkrepë me 24 prill, 1991 në Kuvendin e Parë zgjedhor të Partisë Parlamentare./rajonipress/