Mateni shtypjen tuaj të gjakut: Nëse është më e ulët se vlerat, patjetër duhet të veproni kështu

Shtypja e ulët e gjakut ndodh kur shtypja e gjakut gjatë dhe pas çdo rrahjeje të zemrës është më e ulët se normalja.

Kur ndodh kështu, zemra, truri, veshkat dhe pjesët e tjera të trupit nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak dhe oksigjen.

Shtypja e gjakut shfaqet si sistolike (kontraktimi i zemrës gjatë të cilit gjaku pompohet në arterie), transmeton Telegrafi.

Për personin e rritur, shtypja normale sistolike është midis 90mm HG dhe 140MM HG, ndërkaq diastolike nën 60, organet nuk mund të funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe në rastin më të keq mund të ndodhë vdekja.

Nëse ju shfaqen këto vlera, mjekët këshillojnë të pini lëngje siç janë uji, çaji apo supa për të zëvendësuar lëngun të cilin e keni humbur nëpërmjet djersës dhe urinës.

Në rastin kur vëreni që shtypja e gjakut rregullisht ju është e ulët, duhet të shkoni te mjeku i cili me ndihmën e testeve të gjakut do të përpiqet të konstatojë shkaktarin dhe të përcaktojë terapinë e drejtë. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS