Masovizimi i gruas në LDK e bënë krenare Valentina Bunjakun
Gjilan – Valentina Bunjaku Rexhepi ka mbajtur kuvendin zgjedhor të Forumit të Gruas së LDK-së në nëndegën e saj të lindjes dhe është ndier krenare me numrin e madh të grave pjesëmarrëse në Kuvend.
Nëndega IV ka mbajtur kuvendin zgjedhor të forumit të Gruas së LDK-së. Në këtë Kuvend ka marrë pjesë edhe Valentina Bunjaku Rexhepi.
Ajo pasi ka parë numrin madh të pjesëmarrësve ka thënë se me të vërtetë u ndjeva shumë krenare me masovizimin e Gruas në këtë nëndegë. “I uroj suksese kryetares së sapo zgjedhur Shukrije Shala dhe ekipit të saj. E veçanta e këtij kuvendi është lagjja ku jam lindë dhe jam rritur” ka shkruar Bunjaku./rajonipress/


