Uji Dea

Maskat pritë 34-vjeçarit, udhëtonte me të fejuarën në makinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Milot- Qëllohet me armë zjarri, teksa udhëtonte në rrugën nacionale Milot-Burrrel, plagoset rëndë 34-vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në vendin e quajtur Bushkash.

Nga hetimet paraprake mësohet se Agim Hajdini po udhëtonte me të fejuarën e tij në makinën tip “Fiat” me targa AA440ET, teksa papritur është përballur me të shtënat e armëve që vinin në drejtim të tij nga persona të maskuar.

Maskat kanë qëlluar nga krahu i shoferit, i cili udhëtonte nga Tirana në drejtim të Burrelit, ndërkohë që Hajdini ka vazhduar rrugën edhe për 4 km në gjendje të plagosur deri në spitalin e Burrelit. Atentatorët pas aktit janë larguar në drejtim të paditur.

FIDANISHTJA

Nga dëshmia e babait të plagosurit personat e maskuar i kanë bërë shenjë të birit të ndalohet, por 34-vjecarit nuk i është përgjigjur thirrjes.

34-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa fatmirësisht e fejuara nuk është prekur nga breshëria e të shtënave.

Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe të shumta, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.