Mashtroi për gjobën, tetë muaj burg ish- ministrit anglez

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kjo është drejtësi!.Ish- ministri i Britanisë së Madhe, Chris Huhne dhe ish- gruaja e tij, Vicky Pryce janë dënuar me nga tetë muaj burg pasi kanë devijuar rrjedhën e drejtësisë.

Sipas BBC, çifti është dënuar pasi në vitin 2003 Chris u kap nga kamerat duke ecur me shpejtësi, por gjobën e mori përsipër e shoqja, që atij të mos i hiqeshin pikët në patentë.

Huhne ka marrë 10 përqind ulje të dënimit për shkak se është deklaruar fajtor.

Uji Dea

Gjykatësi Sweeney tha se çifti vendosi së bashku për të mos treguar të vërtetën.

E vërteta doli në shesh kur Pryce si hakmarrje ndaj të shoqit, që kishte një aferë me asistenten, vendosi të nxjerrë lajmin në media./Indeksonline/