Mashtrimi me liberalizimin, karrem për grabitje të votave

Për dhjetë vjet rresht, liderët e partive politike dhe të institucioneve të shtetit, të gjithë me radhë e kanë gënjyer popullin dhe qytetarët tanë. Hashim Thaçi nga pozita e kryeministrit, në 2010-ën kishte premtuar se për 15 muaj kosovarët do të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Veç tij, qytetarët i gënjeu edhe “asistenti personal” i Hashim Thaçit, ish- ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i cili edhe pati hapur edhe shampanjë për ta festuar liberalizimin e vizave qysh më 4 maj të vitit 2016. Ndërkaq, në mesin e atyre që i gënjeu qytetarët për liberalizim të vizave, ishte edhe ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë “Mustafa”, Arban Abrashi, i cili më 4 maj të vitit 2016, ua uronte kosovarëve liberalizimin që nuk erdhi kurrë.

“Gënjeshtrat dhe fjalët e mëdha, mashtrimet nëpër fushata nuk janë ndalur kurrë. Dhe, kjo po dihet, për shkak se nuk kanë politikë të sinqertë me qytetarin. Për shkak të këtyre politikanëve nuk ka liberalizim, nuk ka forcim të shtetit ligjor, nuk ka njohje të reja, edhe më keq që varet plotësisht nga institucionet, Kosova nuk ka zhvillim ekonomik, mbrojtje shëndetësore”, ka theksuar analisti Blerim Burjani për gazetën “Kosova Sot” .

Për dhjetë vjet rresht, liderët e partive politike dhe të institucioneve të shtetit, të gjithë me radhë e kanë gënjyer popullin dhe qytetarët tanë. Hashim Thaçi nga pozita e kryeministrit, në 2010-ën kishte premtuar se për 15 muaj kosovarët do të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Veç tij, qytetarët i gënjeu edhe “asistenti personal” i Hashim Thaçit, ish- ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i cili edhe pati hapur edhe shampanjë për ta festuar liberalizimin e vizave qysh më 4 maj të vitit 2016. Ndërkaq, në mesin e atyre që i gënjeu qytetarët për liberalizim të vizave, ishte edhe ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë “Mustafa”, Arban Abrashi, i cili më 4 maj të vitit 2016, ua uronte kosovarëve liberalizimin që nuk erdhi kurrë.

Për liberalizim vizash gënjeu edhe kryeministri i tanishëm i vendit, Ramush Haradinaj, i cili gjatë kohës sa ishte mandatar për kryeministër i koalicionit PAN, më 30 maj kishte premtuar se me ardhjen e tij në krye të Qeverisë, liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda 90 ditëve. Analistët thonë se përderisa liderët politikë, bashkë me “asistentet” e tyre, e gënjejnë popullin për gjithçka, përfshirë edhe liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian miratoi “Strategjinë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunim më të madh të Bashkimit Evropian në atë rajon”, ku zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë shpalosur strategjinë për Ballkanin, dhe për shtetin e Kosovës s’ka asgjë të re. Andaj, analistët thonë se për këto shkaqe nuk mund të presim asnjë përparim në raportet me BE-në me këtë krim të organizuar, korrupsion, mungesë të drejtësisë, grykësi e pasurim të pafund të një grushti njerëzish mafiozë e të kriminalizuar.

Haziri: Kosova shtet, ku hajnat manovrojnë

Analisti Arsim Haziri theksoi për gazetën “Kosova Sot” se Kosova fatkeqësisht është bërë një shtet vetëm ku hajnat manovrojnë, vetëm ku kriminelët zhvillojnë veprimtaritë e tyre kriminale dhe ku niveli i papërgjegjësisë politike ndaj qytetarëve nuk ekziston fare. Ai shton se të gjitha subjektet politike, pa dallime ideologjike e konceptuale, fushatën e tyre elektorale e kanë zhvilluar mbi baza të larta të kleptokracisë e gënjeshtrës. “Prej 99 e deri më tash, qytetarët fatkeqësisht janë manipuluar dhe “dhunuar”, pasi gjithnjë ata janë ndëshkuar duke menduar se po mbështesin disa subjekte, të cilat brenda programit do të punojnë për qytetarët”, është shprehur ai, duke shtuar se gënjeshtra ndërlidhet si me liberalizimin e vizave, mungesën e funksionimit të sistemit ligjor e përgjithësisht mosfunksionimin e pothuaj gjithë aparatit shtetëror.

“Të gjitha qeveritë dhe ministrat e deritanishëm, po ashtu edhe Qeveria e tanishme, po vazhdojnë me të njëjtën kartë të mashtrimit, kurse kryeministri i tanishëm po sillet sikur të ishte shtet i vendimmarrjes në nivel evropian, duke i injoruar edhe ambasadat e vendimmarrjes”, është shprehur analisti Mustafë Kadriaj për gazetën “Kosova Sot”

Analisti Mustafë Kadriaj për gazetën “Kosova Sot” thekoi se, duke u bazuar te fakti që politika nuk njeh moral dhe keqardhje, por vetëm mundësi për përfitim të politikanëve në Kosovë, atëherë vijmë edhe te gënjeshtrat për liberalizim vizash. “Këta politikanë nuk i kanë problem raportet dhe strategjitë e Bashkimit Evropian përderisa vetë mund të lëvizin dhe të vazhdojnë me zhvatjen e buxhetit të varfër të Kosovës”, është shprehur Kadria.

Analisti Blerim Burjani theksoi për “Kosova Sot” se ky lidership nacional nuk ka gjasa për t’u përmirësuar fare dhe se ata punojnë për xhepat e tyre . “Gënjeshtrat dhe fjalët e mëdha, mashtrimet nëpër fushata nuk janë ndalur kurrë. Kjo po dihet, për shkak se nuk kanë politikë të sinqertë me qytetarin. Për shkak të këtyre politikanëve nuk ka liberalizim, nuk ka forcim të shtetit ligjor, nuk ka njohje të reja, edhe më keq që varet plotësisht nga institucionet, Kosova nuk ka zhvillim ekonomik, mbrojtje shëndetësore”, ka theksuar Burjani.

“Pushtetarët si Thaçi, Haradinaj, Mustafa e Pacolli kanë dëshmuar se nuk janë në shërbim të popullit”

“Evropa tash nuk po kërkon asgjë më nga politikanët tanë mafiozë dhe të korruptuar, por aktivizim të qytetarisë, nëse duan rrugën për në BE. Qytetari i Kosovës duhet të zgjedhë ose Evropën pa këtë klasë mafioze ose të vazhdojë tutje në mjerim jashtë Evropës. Fajtorë kryesorë të dështimeve të shtetit të Kosovës janë pushtetarët kosovarë që me paaftësinë e tyre po e dëmtojnë të ardhmen e një populli”, theksoi analisti Reshiti për gazetën “Kosova Sot”

Analisti Ymret Reshiti për “Kosova Sot’ ka theksuar se gënjeshtrat e liderëve tanë politikë kanë qenë gjithmonë mënyra më e mirë për të manipuluar me popullin. “Klasa jonë politike që nga pas lufta kryekëput politikën e tyre qeverisëse e kanë mbështetur në gënjeshtra dhe premtime të kota. Pushtetarët nuk kanë vizion për shtetndërtimin e Kosovës, por kanë qëllime të pasurimit të tyre. Zhvatja e pasurive të shtetit dhe keqpërdorimet e buxhetit të shtetit nga pushtetarët kanë bërë që Kosova të shndërrohet në vend pa perspektivë”. Ai theksoi se pushtetarët, si Thaçi, Haradinaj, Mustafa e Pacollit kanë dëshmuar se nuk janë në shërbim të popullit, por të vetvetes së tyre. “Qeveritë e tyre janë karakterizuar si qeveri të super-luksit të shtetit më të varfër të Evropës. Këta politikanë demagogë tash e shumë vjet po e zhvatin shtetin me premtime të kota pa dhënë asnjë përgjegjësi për dështimet e mosrealizimit, bile as pa kërkuar falje. Nëse për qytetarët e Kosovës nuk është bërë mjaft nga gënjeshtrat e politikanëve kosovarë, zyrtarët evropianë me Strategjinë për zgjerimin e Ballkanit folën zëshëm, qartë dhe fuqishëm”, theksoi ai.

(Kosova Sot)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).