UBT

MASHT shqyrton kuotën për studentë nga Lugina

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur sot kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi, dhe kryetarin e Komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa, me të cilët ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje rreth përcaktimit të kuatotës së studentëve nga Lugina e Preshevës për regjistrim në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Prizrenit.

Ministri Buja ua ka rikujtuar krerëve të Luginës së Preshevës se sistemimi i studentëve të kësaj ane përbën një çështje për të cilën Ministria e Arsimit angazhohet në vazhdimësi dhe se propozim-lista me kuotat e studentëve për pranim në këtë vit akademik do të shqyrtohet seriozisht.

Eco Higjiena

“Do të bëjmë më të mirën në këtë drejtim. Probleme kemi me drejtimet e shëndetësisë, arkitekturën dhe Fakultetin e Arteve, duke qenë se këto degë pranojnë numër të kufizuar të studentëve”, është shprehur ministri Buja.

Ministri Buja, po ashtu foli edhe për të gjitha zhvillimet e tjera në fushën e arsimit, në veçanti arsimin e lartë në Kosovë dhe angazhimet e Ministrisë së Arsimit për avancimin e tërë procesit arsimor në vend, si dhe procesin njohjes së diplomave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.