ARKATANA

MASHT-i dhe UP-ja i shpërblejnë me honorar dy ish-rektorët mashtrues

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, është angazhuar si ligjërues në programin e Avancimit të Kualifikimit të Mësimdhënësve (AKM), i cili udhëhiqet nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë dhe nga UP-ja.

Një vend në këtë program i është bërë edhe paraardhësit të tij, ish-rektorit Mujë Rugova. Të dy janë zgjedhur pothuajse nga i njëjti Bord i AKM-së, i cili në kohën sa ishin rektorë, kryesohej prej tyre.

Uji Dea

Angazhimi i tyre është bërë përkundër shkeljeve dhe parregullsive, që janë shënuar në kohën sa kanë udhëhequr universitetin.

Ish-rektori Gashi me profesion është historian dhe në universitet ligjëron lëndët histori e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politika e jashtme dhe diplomacia./koha/