Fundamenti

Masat e reja po zbatohen si duhet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë ka konstatuar, sot, se gjendja aktuale epidemiologjike në Komunën e Vitisë është nën kontroll.

Kryetari Sokol Haliti, i cili edhe kryeson këtë komitet, tha se po vazhdon koordinimi edhe me mekanizmat tjerë relevantë si dhe po përcillet gjendja shëndetësore e të prekurve me virus, por edhe nevojat që kanë familjet e izoluara.

Ai tha se masat mbrojtëse po vazhdojnë të praktikohen, në mënyrë që të pengohet përhapja e mëtutjeshme e infektimit.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se deri tani nuk kanë problem dhe masat e reja të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë duke u zbatuar.

UBT

Sipas tij, qytetarët po i mbajnë maskat mbrojtëse dhe distancën shoqërore. Poashtu edhe bizneset e gastronomisë po e respektojnë orarin e ri të punës në pajtim me vendimin e Qeverisë. Kapiten Halili tha se janë në koordinim të plotë me inspektoratin.

Ai është optimist se pas masave të ndërmarra, gjendja do të ndryshojë për të mirë.

Haliti falënderoi qytetarët dhe bizneset për disiplinën dhe i luti qê të vazhdojnë të sillen në pajtim me masat në fuqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.