Eko Higjiena

Masakron familjen e tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Brutaliteti dhe smira e njerëzve siç duket nuk ka kufi, se në çfarë pike mund të arrijë njeriu të dal jashtë kontrollit, më së miri tregon ngjarja e cila ka ndodhur në një ishull të vogël francez, të quajtur st. Helier, Jersey, ku një burrë nga Polonia ka vrarë të gjithë familjen e tij.

Damien Rzeszowski ka vrarë gruan e tij, dy fëmijët e tij, babain e gruas së tij, dhe mikeshën e gruas së tij së bashku me vajzën e saj, më një sulm brutal me thikë
Ai kishte therë me thikë 29 herë dy fëmijët e tij, 13 herë kishte goditur djalin e tij dy vjeçar, ndërsa vajzën e tij Kinga, pesë vjeçe, e ka therë 16 herë.

Mobi Casa

Babain e gruas së tij e kishte goditur 9 herë me fuqi të tillë që palca kurrizore ishte e prerë dhe një thikë të lënë në trupin e tij.
Krimi i tij nuk përfundoi këtu pasi ai vazhdoi duke e mbytur miken e gruas së bashku me vajzën e saj, dhe më pastaj edhe gruan e tij, edhe pse ajo kishte bërë përpjekje që të thërras policinë, por nuk arriti që të njoftoj ata.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të krizës martesori që kishin bashkëshortët, pasi që kur ishin për pushime në Poloni, Rzeszowski ishte gjetur duke fjetur me dy prostituta dhe më vonë kishte pasur probleme me mbidozën, gjë që rrezikoi në masë të madhe martesën e tij.
Gjykata tregoi se Rzeszowski ishte me mendje të shëndoshë kur ka kryer të gjitha vrasjet, dhe tani është duke u gjykuar për të gjitha këto vrasje./Indeksonline/