Fundamenti

Masakrimi i rojës së shkollës, ç‘thonë familjarët?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vrasja makabër e mbrëmjes së katër nëntorit në shkollën fillore që mban emrin e gjigantit ekonomik ‘’Trepça’’ në fshatin Banjë të Istogut, ka tmerruar të gjithë banorët e kësaj ane, por edhe opinionin e gjerë, sidomos me mënyrën monstruoze të masakrimit me thikë të trupit të viktimës.

Këtë e ndjejnë posaçërisht nxënësit të cilët çdo ditë shkojnë në këtë shkollë, ku katër ditë më parë, roja e kësaj shkolle Nexhat Muzlijaj u masakrua mizorisht mu në objektin e shkollës, shkruan Zëri.

Atmosfera e vdekur brenda shkollës dhe shikimi i nxënësve në vendin ku rrinte rojtari tashmë i ndjerë, të rrëqethin dhe ta krijojnë përshtypjen që ke shkuar në të pame, e jo në shkollë. Që nga ajo ditë, në vend që shkolla të ishte e stolisur me buzëqeshjen e fëmijëve ajo është mbuluar me hijen e vdekjes, me hijen që e ndjen sapo hyn brenda.

FIDANISHTJA

Djali i axhës së viktimës, Ahmet Muzlijaj, tregon për tmerrin që e ka përjetuar në këtë rast të rëndë për tërë familjen Muzlijaj dhe më gjerë.

“Kanë shkuar dy veta, i kanë ndalë dritat dhe e kanë sulmuar me thika. E kishin pas pre shumë, kokën krejt ja kanë hequr, përveç një damar kishte mbet. Ia kanë dhanë 32 thika, krejt shpinën ia kanë shpuar. As hoxha nuk ka pasur çka lanë në të, veç e kanë sjellë prej Prishtinës edhe e kemi varrosë’’ shprehej i përlotur axha Ahmet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.