Fundamenti

Masakra serbe në xhaminë e Pozharanit

/ 3 minuta lexim
FITORJA

N’ fillim t’ vitit Dyzet e Pesë, Xhelatxhinjët e pa besë,
Mu në datë të 7 Janarit – Banë masakër n’ tokë t’ shqiptarit !

Këta kasapët e serbijanit –
Mësynë xhaminë e Pozharanit !
N’ vend se ta festojnë “Bozhiqin” –
Me masakër këtë tokë ta fëlliqin !

N’ këtë masakër të paparë –
I tubuan 200 shqiptarë ,
I dërmuan me dajak ,
Shumë nga plagët u curruan n’ gjak !

Në këtë rrahje pa asnjë shkas –
Vdiqën 4 pozharanas !
Ma të zgjedhurit e Pozharanit –
I dërguan në Burg t’ Gjilanit !…

Prej shumë burrave që i kanë marrë –
17 s’ janë kthye të gjallë !
Kështu pa gjurmë vrisnin shqiptarët –
Nuk iu dihen kurrë as varret !…

Këtë brutalitet të paparë ,
Kundër fqinjëve t’ tyre shqiptarë –
E bënë serbët ardhacak ,
Për t’i larë shqiptarët me gjak !

Në këtë plojë mbi pozharanas –
Ndihmuan sllavët maqedonas !
Brigada e XVII- të partizane –
Mbi shqiptarët e kësaj ane !

Kjo masakër e Pozharanit –
Trishtoi rrethin e Gjilanit !
Anamoravë e Karadak –
Pozharani u la me gjak !

Tregojnë njerëzit dëshmitarë –
N’ Pozharan, serbët kanë ardhë ,
I kanë marrë 200 shqiptarë ,
I kanë lidhur me litarë !…

I kanë lidhë me litarë t’ shkreta –
Dorë për dore nga katër veta !
Djem të ri, burra e pleq –
Prej 17 der’ n’ 70 vjeç !…

N’ xhami t’ fshatit i kanë dërgua –
I kanë rrahë e torturua !…
Kështu banë forcat ardhacake –
Tmerr e rrahje shtazarake !…

Hidromorava

Prinë n’ këto krime për “Bozhiq” –
Vukashin Kovaqeviq ,
Lluka Vlladushiq , Millan Jariq,
Dhe Çedomir Andrijasheviq …

Nga të rrahurat e maltretimit –
Britmat, gjëmat e rënkimit …
Vajet , krismat e dajakit –
Jehuan larg prej xhamisë s’ fshatit !

Për trishtimet në xhami që pati –
Ata i qanin i gjithë fshati !…
Që nuk mundeshin n’ ndihmë me iu shkua –
Njerëzve t’ vet me iu ndihmua !

Nga xhelatët me i shpëtua –
Për pa i mbytë e torturua !…
Shumë do burra prej Pozharanit –
Na i mbytën n’ Burg t’ Gjilanit !

Me dajak dhe shumë tortura ,
N’ xhami t’ fshatit janë mbytë këta burra :
Shaban Alidema prej dorës s’ serbijanit –
Ishte Kryetar i Komunës s’ Pozharanit !…

Misin Alidema , Ajet Fejzë Tërziqi ,
Që i masakruan mu për festë “Bozhiqi” !
Ahmet Mustafë Zuka , t’ cilët varret i kanë –
Në oborr t’ xhamisë n’ fshatin Pozharan !

24 burra që i zgjodhën Pozharanit –
Nuk u kthyen t’ gjallë nga Burgu i Gjilanit !
I mbytën , i poqën për s’ gjalli nëpër furra –
S’ dihet ku i varrosën serbët ata burra ?!

Këtë këngë elegjie po e përfundojmë –
Pozharanasit viktima po i përkujtojmë !
Nëpër vende t’ ndryshme janë ekzekutua –
Nga serbët kolonista t’ gjithë janë masakrua !…

Osman Alidema, Shefki Alidema ,
Ali Alidema, Tefik Alidema,
Osman Alidema, Adem Alidema,
Behxhet Alidema, Jonuz Alidema …
Misin Alidema e Shaban Haliti ,
Ali Tafë Ramiqi e Rifat Tërziqi ,
Ishte Latif Pira e Abaz Ramiqi ,
Ishte ai Sylë Syla dhe Bajram Tërziqi …
Ish Rexhep Qerkezi, Ajet Fejzë Tërziqi ,
Rexhep Ostërgllava, Tahir Dragobuzhda ,
Ahmet Mustafë Zuka edhe Isak Zuka –
Do t’ kujtohen prore, porsi Oso Kuka !

Gjilan, më 08.01.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.