HW

Masakra në Sfircë të Medvegjës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ditë e Shtunë, 18 Nëntor – Vjeshtë e ftohtë, por s’kishte borë …
Ishte viti Dyzet e Katër – N’ Sfircë t’ Medvegjës u bë masakër !

Këtë masakër të pa parë –
E banë shkijet mbi shqiptarë !
E banë shkijet e Jabllanicës –
Mbi Medvegjë , n’ katund të Sfircës !

N’ atë natë feste t’ Kurban Bajramit –
N’ Sfircë t’ Medvegjës na u ba nami !…
Vijnë çetnikët me grupe e turra –
I kanë nxjerrë 33 burra !

Pa pas hak, as pa pas hile –
I tmerruan 28 familje !
Kanë nxjerrë burrat prej shtëpive –
Para grave, para fëmijëve !…

I çuan burrat n’ rrugë t’ pa kthim –
Për mbi ta për të bërë krim !
Për t’i zhdukë pa shenjë pa gjurmë –
Sot e atë ditë s’u gjetën kurrë !

70 vite kanë kalua –
Kurrë ky krim nuk u zbulua !
70 vjet me lot në sy ,
Por kurrë eshtrat nuk u janë kthy’ !

Kështu kasapët serbijan –
Humbin njerëzit pa nishan !
Vrasin, presin , djegin n’ zjarr –
Hiq pa faj , pse janë shqiptarë ?!

Sa t’ kem ymër të jetojmë –
Këtë masakër nuk e harrojmë !
Vëllezërit tonë i mbajmë në zemër ,
I kujtojmë emër për emër !…

Der’ sa t’ rrjedh uji ndër gurra –
I kujtojmë me mall këta burra ,
Që mbi ta shkau bëri nam ,
Që na i humbi pa nishan !…

E kujtojmë Emin Dul Abazin ,
Dhe Selim Hatem Abazin ,
Atë Arif Abaz Abazin
Edhe Hafiz Ramë Abazin !…

E kujtojmë Halim Dul Dulin ,
Bashkë me t’ vëllain Halit Dul Dulin !
Atë Isuf Behlul Behlulin ,
Edhe Sherif Dul Avdilin !…

Atë Jashar Bec Zejnullahun,
Brahim Zejnullah Zejnullahun ,
Atë Myrtë Halim Zejnullahun
Dhe Avdil Tahir Fetahun !…

Atë Ahmet Deli Bajramin ,
Dhe Brahim Kadri Osmanin ,
Me Tahir Ramë Sylejmanin
Edhe Sylë Xheladin Xheladinin !…

Mobi Casa

Atë Shaban Isuf Salihun,
Me Shaban Vesel Salihun ,
Kujtojmë Rrahman Sylë Baftiun ,
Edhe Zenë Rrahman Baftiun !…

Kujtojmë Ajet Murtez Veselin ,
Dhe Rexhep Hafiz Veselin …
Atë Rexhep Halil Rexhepin,
Dhe Asllan Shaban Rexhepin !…
Kujtojmë Hamit Çerkin Ademin ,
Ramadan Hajriz Hesetin ,

Atë Selman Fazli Hajdarin ,
Edhe Bajram Ferat Ramën !…
Kujtojmë Arif Emin Eminin ,
Dhe Fazli Salih Eminin …

Atë Tahir Sahit Halimin ,
Edhe Zenel Ramë Munishin !…
Der’ sa t’ pikë n’ këto male streha –
Nuk harrohet Vesel Behë Beha !

Martirë t’ Kombit në pavdekësi ,
Gjithë shqiptarët u këndojnë LAVDI !
Pas kësaj ploje armike –
Pasojnë dy ngjarje tragjike !

Gjëmë e vaj n’ familjen Abazi –
U derdh lot, nuk pat vend gazi !…
Ajete Abazi nuse ish kanë ,
Burrë Eminit , besë i ka dhanë :
“Ta jap besën dhe t’ betohem –
Nëse s’ kthehesh – nuk do t’ mundohem !”

Kështu Ajetja i doli Zot besës –
Përgjithmonë i dha fund jetës !
Pa Eminin nuk mbeti gjallë ,
La n’ djep Ramën , t’ vetmin djalë !

Mortjes s’ zezë s’iu ndalë avazi ,
Kështu Metihe Selim Abazi ,
Kish dhanë fjalë, ishte betua –
Pa babanë mos me jetua !

-Nëse s’ kthehet baba i gjallë –
Do të shkoj nuse n’ Tupallë ,
Amanetin babës n’ vend t’ ia çoj,
Por e gjallë nuk do t’ jetoj !

Kështu Metihja për babën Selim –
Tri javë ditë nuk han, nuk pinë !
Prej mërzisë Metihja e shkretë –
Për tri javë ka ndërrua jetë !

Pasi e banë shkijet këtë krim –
Morën burrat n’rrugë t’ pa kthim !
N’ këto familje kurrë s’ pati gëzim –
Vetëm lot, vaj e pikëllim !…

Vajtuan prindërit në këto votra ,
Vajtuan vëllezër, vajtuan motra ,
Vajtuan fëmijët mbetur bonjak ,
Vajtuan shpi, vajtuan konak !…/rajonipress/

Gjilan, më 26.11.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.