Mobi Casa

Masakra në Burgun e Dubravës, do të mbetet gjatë në historinë e kombit tonë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Arbër Ismajli – Para 20 viteve, trimi i Gjilanit dhe Anamarovës, Patrioti Abdullah Tahiri, do të na kthehet në arkivol nga Dubrava. Figura e tij si njëri nga kryengritësit e dalluar, student i mirë e sypatrembur, kujtohet edhe sot me respekt e mburrje. Në historinë e re do të shënohet akti i tij fillestar kur e përplasi pjatën në mensën e studentëve, nga aty filloj rënia e mashtrimit të dekadave, rënia e bashkim vëllazërimit, të rrejshëm, padrejtësisë shekullore përgjatë pushteteve serbo-jugosllave.

Miq të nderuar!
Kujtimi për ata të cilët u flijuan në dobi të atdheut është nderë dhe obligim institucional, e shoqëror!

Masakra në Burgun e Dubravës, do të mbetet gjatë në historinë e kombit tonë, si kujtim i dhimbshëm i një orkestrimi makabër e barbarë të regjimit të Millosheviqit.

Para 20 viteve, trimi i Gjilanit dhe Anamarovës, Patrioti Abdullah Tahiri, do të na kthehet në arkivol nga Dubrava. Figura e tij si njëri nga kryengritësit e dalluar, student i mirë e sypatrembur, kujtohet edhe sot me respekt e mburrje. Në historinë e re do të shënohet akti i tij fillestar kur e përplasi pjatën në mensën e studentëve, nga aty filloj rënia e mashtrimit të dekadave, rënia e bashkim vëllazërimit, të rrejshëm, padrejtësisë shekullore përgjatë pushteteve serbo-jugosllave.

KKVITI

Ashtu siç do të shkruhet, e kujtohet, kryengritja e tij në Qershor të vitit 1998, dhe thirrja e tij për të iu bashkangjitur luftës së armatosur për çlirimin e vendit.
Abdullahu, tani prehet në përjetësi! Ai i mungon bashkëshortes Sofa Pepshi Tahiri, fëmijëve; Albanës, Ilirit, Trimit dhe Republikës. Njësoj, siç i mungon edhe shoqerisë tonë njeriu i guximshëm, patriot dhe lajmëtar i lirisë.

Nga vepra e tij shembullore, mësojmë se si duhet Atdheu i lirë dhe i zhvilluar.
Burrat si Abdullahu, shkruan emrin e tyre në historinë e vendit me veprat e tyre të guximshme dhe dashurinë për Atdheun!

Ne sot pikërisht aty ku e arrestuan po vendosim shtatoren e tij, shtatore që do i bëjë roje gjithë Republikës

I përjetshëm qoftë kujtimi për studentin lajmëtar të lirisë, patriotin e pa kompromis, Abdullah Tahirin.
Me respekt për Abdullahun dhe Familjen e tij!/rajonipress/