Fundamenti

Masakër në Shëngjin, tre të vdekur

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shëngjin – Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur qytetin e Shëngjinit në rrethin e Lezhës.Aleksandër Prendi,48 vjeç polic i burgut të Shënkollit në Lezhë, pas një konflikti mes tij dhe kunatit, shtetas italian, ka nxjerrë armën duke qëlluar fillimisht Luigji Denikazën 50 vjeç e më pas ka qëlluar të motren Dana Prendi, duke i lënë të vdekur të dy.

Pas këtij akti autori ka qëlluar edhe nipin e tij 9-vjeçar N. Denikaza, duke e plagosur rëndë.

Hidromorava

Pas vrasjes së kunatit dhe të motrës, polici i burgut të Shënkollit Aleksandër Prendi është vetëvrarë. Krimi ka ndodhur brenda banesës së tij, në sy të nipit 9-vjeçar. Motra e tij kishte pasur konfikte të vazhdueshme me bashkëshortin Luigj Denikaza, ndërsa po shkonte drejt divorcit.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e kryerjes së krimit, bën të ditur policia e Lezhës.