Uji Dea

Masakër në SHBA

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vrarë në një incident me armë zjarri të verifikuar gjatë ceremonisë së premierës së filmit “Batman”, në qytetin e Denverit, në SHBA.

Policia amerikane, e cituar nga radioja lokale “850 KOA”, ka deklaruar se 30 deri në 40 persona kanë mbetur të plagosur në këtë ngjarje.

Ndërsa dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar se një person, i veshur me maksë anti-gaz, ka hapur zjarr dhe ka hedhur disa objekte që ngjasonin me bomba gazi.
Një spital i afërt, Qendra Mjekësore Suedeze, është njoftuar që të bëjë gati kushtet për të pritur 20 persona.

RCCOLA

Mësohet se agjentët e policisë kanë ndaluar një person, por sipas burimeve mediatike, mund të ketë më shumë se një vrasës. I ndaluari, raportojnë mediat, u ka thënë agjentëve se ka sasi të mëdha eksplozivi në apartamentin e tij.

Ndërkohë, një dëshmitar ka thënë se gjatë një skene të shtënash të filmit, ai dëgjoi të shtëna të fuqishme dhe pa të dilte tym, duke menduar se ishin efekte speciale “live”. “Plumbat erdhën nga muri i sallës ngjitur”, ka thënë dëshmitari.
Ndërsa një tjetër person, ka deklaruar se: “Një tip ngjiti me ngadalë shkallët duke hapur zjarr ndaj njerëzve që i dilnin përpara”./Indeksonline/