Fundamenti

Masakër e re në Colorado, katër të vrarë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Masakër e re në Aurora të Colorados, qyteza që vitin e kaluar u bë skenë e vrasjes së 12 personave në një kinema, teksa transmetohej filmi “Batman”. Sot, një person është mbyllur në një shtëpi me tre pengje. Policia ka ndërhyrë dhe e ka vrarë atë, por ka gjetur edhe kufomat e tre pengjeve.

Ngjarja ndodh në një kohë kur pjesa dërrmuese e popullsisë amerikane është ende e tronditur nga masakra e 14 dhjetorit në shkollën Sandy Hook, ku humbën jetën 27 persona.

Gjithashtu, të shokuar amerikanët i ka lënë edhe vrasja e pak ditëve më vonë e dy zjarrfikësve të cilët ranë në kurthin e një personi që i kishte vënë flakën shtëpisë, si dhe ajo e 4 personave në një shkëmbim zjarri në Pensylvania, transmeton TCH.

Fundamenti

Presidenti Obama deklaroi pas masakrës së 14 dhjetorit se do të marrë masa për kufizimin e shitjes së armëve, nismë në të cilën ai po has rezistencën e fortë të biznesmenëve të armëve dhe lobit të tyre.

Përçarja e thellë kombëtare mbi çështjen e kontrollit të armëve në Shtetet e Bashkuara u duk qartë vitin e kaluar, kur kreu i grupit më të madh të lobimit pro-armëmbajtjes doli në konferencë për shtyp, ndërsa një pankartë ku shkruhej “NRA po vret fëmijët tanë” mbahej nga një protestues përpara syve të tij.

Më skandaloz ishte edhe fakti që një dyqan armësh, ku vrasësi i Connecticut u përpoq të blinte një pushkë tre ditë përpara tragjedisë, favorizonte shitjen e armatimeve nëpërmjet një zbritje e madhe çmimesh për rastet e festave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.