Fundamenti

Marzia Cimmino takon Beqirin, interesohet për arsimin shqip në Luginë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Galip Beqiri, sot ka pritur në takim pune Këshilltaren Politike të Ambasadorit të OSBE-së, Marzia Cimmino dhe shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Eric Manton.

Sipas kumtesës së lëshuar nga ky organ, temë e diskutimi në takim ishte procesi edukativo- arsimor në shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe sigurimi i teksteve në gjuhën shqipe për shkollat fillore, përkatësisht gjetjen e një mënyre më të lehtë për t’i siguruar ato pak tekste që nuk i është gjetur zgjidhja.

Hidromorava

Njëkohësisht është biseduar për tekstet në gjuhën shqipe për shkollat mesme në Luginën e Preshevës, si për drejtimet e përgjithshme, ashtu edhe për drejtimet teknike – profesionale.

Organi që ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në katër fusha thotë se është vlerësuar lartë bashkëpunimi në mes të KKSh-së dhe përfaqësuesve të OSBE-së, duke vënë theksin jo vetëm në tekstet që duhet të sigurohen, por edhe në fushat me interes për shqiptarët e Luginës së Preshevës./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.