RCCOLA

Martti Ahtisaari pranon librin e Pllanës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Martti Ahtisaarit i shokuar me përmbajtjen reale të këtij libri, gjithsesi shprehi gatishmërinë e tij që, në një të ardhme të afërt ta takoj autorin e librit Pllana, mundësisht edhe bashkëpunëtorët e tij, për t’i shkëmbyer ca fjalë rreth librit historik “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” (sipas tij), i rëndësishëm jo vetëm për historinë shqiptare, por edhe për atë botërore.

Që nga data 3 dhjetor 2013, libri historik “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999″ zuri vend edhe në zyrën e Presidentit Martti Ahtisaari, i cili e pranoi këtë vepër historike. Presidenti Ahtisaari, u ndie shumë i nderuar nga autori i cili ia dedikoi këtë libër të sajuar në shtatë gjuhë botërore (shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht), ribotimi i pestë i tij.

Këtë dhuratë të Dr. Pllanës, në një takim të veçantë, Presidentit Ahtisaari ia përcolli veprimtarja e çështjes kombëtare, me banim të përkohshëm në Finlandë, Hasime Hoti.

Sipas saj, posa e mori librin dhe e shfletoi me kureshtje, ai e dha këtë koment: ” Kosovën gjithnjë do ta kem afër zemrës! Është një popull i shumëvuajtur, andaj e ka merituar pavarësinë e plotë”.

Ai, i shokuar me përmbajtjen reale të këtij libri, gjithsesi shprehi gatishmërinë e tij që, në një të ardhme të afërt ta takoj autorin e librit Pllana, mundësisht edhe bashkëpunëtorët e tij, për t’i shkëmbyer ca fjalë rreth këtij libri(sipas tij), i rëndësishëm jo vetëm për historinë shqiptare, por edhe për atë botërore.

Uji Dea

Ndërkaq, libri i Pllanës është promovuar më 14 dhjetor në Bibliotekën STOA të Helsinkit, nën organizimin e Shoqatës shqiptare “Adem Jashari” të Finlandës, të udhëhequr nga Sahit Zogejani, kryetar, dhe Hasime Hoti, nënkryetare. Po ashtu është promovuar edhe “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”.

Në këtë promovim është thënë se pas historisë së Skënderbeut, të Marin Barletit, kjo vepër historike, me rëndësi të veçantë shkencore për popullin tonë, na bën të njohur në gjithë botën.

“Institucionet tona kompetente duhet ta ndjejnë një përgjegjësi të veçantë për vlerat e pakontestueshme shkencore të këtij libri, i cili nga shumë mirënjohje vendore e ndërkombëtare, e sidomos nga ajo e Bibliotekës Botërore të Kongresit Amerikan, ju hap rrugë atyre që këtë libër ta shpallin “Libër i Shekullit “ për shqiptarët”, është thënë më pas nga pjesëmarrësit në këtë promovim. Në fund është shprehë gatishmëria nga Fadil Hoti, që libri në fjalë të përkthehet edhe në finlandisht.

Ndwrkaq, krejt nw fund vetw autori wshtw shprehw i se ky libër nuk është i Nusret Pllanës, por është libër i shqiptarëve. “Sepse e kanë shkruar me gjakun e tyre të njomë hiq më pak se gjysmë milioni shqiptarë të vrarë nga barbarët serbë, midis periudhës së viteve 1844-1999, me zbatimin në praktikë të 24 elaborateve për zhdukjen kolektive të popullit tonë nga faqja e dheut”, ka thwnw Pllana./KultPlus.com/